Hotelierët e Maqedonisë: Subvencionet e papaguara dëmtojnë turizmin - Bota Sot
Hotelierët e Maqedonisë: Subvencionet e papaguara dëmtojnë turizmin

Maqedonia

Hotelierët e Maqedonisë: Subvencionet e papaguara dëmtojnë turizmin

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Për shkak të procedurave të gjata dhe të komplikuara administrative për marrjen e subvencioneve dhe mospagimin e tyre dhe për tre vitet e fundit, operatorët e huaj turistik po e anashkalojnë vendin, reagojnë nga sektori i turizmit. Në takimin e sotëm në Ohër me njerëzit e parë të Agjencisë për Mbështetje dhe Promovim të Turizmit, hotelierët kërkuan ndryshime në këtë sektor.

“Në vend që ta rritim numrin e fluturimeve posaçërisht nga vendet e Beneluksit, ne kemi shënuar rënie të numrit të fluturimeve. Dhe kemi operatorë turistikë të markave të klasit botëror që heqin dorë nga Ohri dhe Maqedonia. E gjithë kjo është për shkak të mënyrës së komplikuar të mbledhjes së dokumenteve, shumë dokumentacion, afate shumë të shkurtra”, tha Donço Tanevski, Shoqata e Hoteleve të Maqedonisë (HOTAM).

“Ne kemi një ngecje në të cilin operatorët e huaj turistik nuk munden të presin me muaj ose vite për t’u paguar. Kohët e fundit kemi pasur situata kur vendet tona fqinje po marrin gjithnjë e më shumë operatorë të huaj turistik”,  theksoi Asim Mexhedoviq, pronar i një agjencie turistike.

Por nga Agjencia e Turizmit mbrohen. Ata thonë se i kanë paguar rregullisht subvencionet për turet e huaja. Ata tur-operatorë turistikë që nuk morën para, gjoja nuk kanë pasur dokumentacion të plotë.

“Propozimet tona tani do të modifikohen pak si në procedurë ashtu edhe në segmentin e pagesave, sepse jo të gjitha tregjet janë të njëjta. Një treg paguhet 65 euro dhe tjetri 15 dhe 25 euro. Ne duhet ta ndryshojmë atë”, u shpreh Ljupço Janevski, Drejtor i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit.

Shoqata e Hoteleve paralajmëron se nëse shteti nuk dëshiron që sektori i turizmit në vend të shënojë rënie vitet e ardhshme, atëherë do të duhet të ndryshojë diçka urgjentisht, dhe së shpejti do ta informojnë publikun për humbjet në këtë sezon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...