Osmani sot në Poloni, kërkon mbështetje për nisjen e negociatave me BE-në në tetor

Maqedonia

Osmani sot në Poloni, kërkon mbështetje për nisjen e negociatave me BE-në në tetor

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 09:27
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Polonisë, ndërsa temë qendrore e takimeve që do t’i ketë do të jenë perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështetja polake në prag të vendimit për fillim të negociatave të Samitit të BE-së në tetor.

Në kuadër të vizitës në Varshavë, Osmani do të takohet me sekretarin shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, Konrad Shimanski, ndërkaq do të takohet edhe me shefin e diplomacisë polake, Jacek Çautoviç.

Vizita në Varshavë, siç kumtojnë nga SÇE, është pjesë e turneut evropian të zëvendëskryeministrit Osmani për vizitë në metropolet evropiane, në prag të takimeve të tetorit të Këshillit të BE-së.

Osmani dje ishte për vizitë në RF të Gjermanisë, ku nga ministri shtetëror për Evropë dhe përfaqësuesi i Gjermanisë në BE, Mihael Rot, mori konfirmimin se Qeveria gjermane plotësisht i mbështetë integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe se gjatë sesionit të Bundestagut do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të pozitave për fillim të negociatave inkuadruese në tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat