OBRM-PDUKM: PSP-ja ka harxhuar paratë e qytetarëve, ndërsa ka punuar për Zaevin

Maqedonia

OBRM-PDUKM: PSP-ja ka harxhuar paratë e qytetarëve, ndërsa ka punuar për Zaevin

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 11:23
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese thekson se PSP-ja për katër vjet ka harxhuar 12 milionë para të qytetarëve, ndërsa ka punuar për Zoran Zaevin.

Ata thonë se prokurorëve të PSP-së u janë mundësuar të gjitha kushtet për punë, ndërsa të njëjtat sipas tyre, janë keqpërdorur dhe kanë qenë mashë për haraç.

“Sipas informacioneve që u publikuan në media prokurorët e PSP-së kanë marrë 120 mijë denarë rrogë bruto, ndërsa 80 mijë denarë neto, plus 160 mijë denarë shtesë për çdo muaj. Në shembullin e prokurorëve kanë qenë edhe zyrtarët, të cilët kanë marrë paga më shumë se një prokuror mesatar në Prokurorinë Themelore Publik”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata në fund thonë se do të ketë përgjegjësi për gjithë veprat e kryera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat