Micksoksi: Nëse ka përafrim të qëndrimeve për Prokurorinë mund të ketë takim të liderëve - Bota Sot
Micksoksi: Nëse ka përafrim të qëndrimeve për Prokurorinë mund të ketë takim të liderëve

Maqedonia

Micksoksi: Nëse ka përafrim të qëndrimeve për Prokurorinë mund të ketë takim të liderëve

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 17:30
Hristijan Mickoski

Qeverisë nuk i konvenon miratimi për ligjin për Prokurorinë Publike, LSDM dëshiron të ngecë gjithë procesin. Ata nuk duan të arrijnë marrëveshje sepse duan të zbatojnë dhunën juridike në luftën me kundërshtarët politikë. Unë nuk jam optimist, jam i bindur që ata nuk duan marrëveshje”, tha lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për AIM-në.

Për pretendimet se është pikërisht OBRM-PDUKM që nuk dëshiron që ligji të miratohet, Mickoski thotë se do të donte të dinte se në çfarë bazohen ato pretendime, duke theksuar se ata nuk kanë qëllim të legjitimojnë paligjshmërinë ose të komprometojnë me ligjin.

“Por të gjithë ata që kanë bërë gabime para ligjit dhe që janë të turpëruar para qytetarëve, ne kemi thënë, ne kemi përsëritur në disa raste shumë me zë të lartë dhe të qartë se duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Mickoski.

Ai në intervistë tha se pas takimit të fundit të liderëve nuk kishte komunikim zyrtar në nivelin e kryetarëve të partive midis tij dhe kryetarit të LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev dhe se për momentin pozicionet e dy palëve negociuese janë shumë të ndryshme.

Sa i përket asaj nëse do të ketë takim me Zaevin për ligjin e Prokurorisë Publike, Mickoski tha se takimi i liderëve është i mundur nëse ekziston një përafrim i pozicioneve të të dyja palëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...