Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Lidha Auto-moto e Maqedonisë së Veriut, komunikacioni në vend po zhvillohet nepër korsi të thata.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...