Të punësuarit në institucionet kulturore kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive - Bota Sot
Të punësuarit në institucionet kulturore kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive

Maqedonia

Të punësuarit në institucionet kulturore kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 18:16
Zoran Zaev

Në punësuarit në institucionet kulturore sot protestuan për shkak të mos rregullimit të statusit të tyre të punësimit.

“Mjaft na keni gënjyer dhe mjaft zyrtarët nga Ministria e Kulturës të vendosin për gjendjen e kulturës, statusin tonë dhe punësimin, kjo ministri është vetëm një shërbim i kulturës, ndërsa ne jemi ata që e dimë se çfarë duhet të ndryshojë në veprimtarinë tonë për të ecur përpara gjërat”, tha Goce Pavlovski, sekretar i Sindikatës të Punëtorëve të Kulturës të Maqedonisë.

Edhe kryetarët e sindikatave të 46 institucioneve kulturore nga e gjithë vendi dërguan mesazhet e tyre për nënshkrimin e menjëhershëm të marrëveshjeve kolektive.

Ministria e Kulturës mbështeti punëtorët kulturorë për të përmbushur kërkesat e tyre, ndërsa kryeministri Zoran Zaev i premtoi kryetarë së Sindikatës së Kulturës një takim për më 24 tetor.

Kryetarja e Sindikatës së Kulturës, Sanja Arsovska, tha se nuk mund të ketë më vonesa dhe marrëveshja kolektive mund të nënshkruhet edhe sipas Ligjit të vjetër për Kulturë. Angazhimi i Sindikatës ishte të nënshkruajë një marrëveshje kolektive në bazë të një ligji të ri për kulturën, por duke qenë se ligji që rregullon të drejtat nuk është miratuar ende, tha Arsovska, ata nuk do të prisnin më për miratimin e tij dhe mund të nënshkruanin marrëveshjen kolektive në bazë të ligjit ekzistues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...