Gjendet një person i vdekur në Shkup

Maqedonia

Gjendet një person i vdekur në Shkup

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Një gjashtëdhjetë e katër vjeçar u gjet i vdekur në një makinë të parkuar në rrugën lokale në Petrovec të Shkupit, në drejtim të fshatit Drma, pranë shenjave për hyrie në komunën e Petrovecit.

Mjeku i urgjencës konstatoi se nuk kishte gjurmë dhune në trupin e vdekur.

Personi i vdekur u identifikua si D.Ll. (64) nga Shkupi.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat