BERZH: Rritja e ekonomisë së Maqedonisë këtë vit dhe vitin e ardhshëm 3.2 përqind - Bota Sot
BERZH: Rritja e ekonomisë së Maqedonisë këtë vit dhe vitin e ardhshëm 3.2 përqind

Maqedonia

BERZH: Rritja e ekonomisë së Maqedonisë këtë vit dhe vitin e ardhshëm 3.2 përqind

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 09:21
Ilustrim

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim rishikoi parashikimet për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut për këtë vit dhe vitin e ardhshëm prej 3.2 përqind, në vend të tre përqindëshit të parashikuar më parë.

BERZH në raportin e nëntorit për perspektivën ekonomike të rajonit që përfshinë, thekson se ekonomia e Maqedonisë së Veriut vazhdoi të rimëkëmbet pas zgjidhjes së krizës politike në vitin 2017.

Pas rritjes prej 2.7 përqind në vitin 2018, shkalla e rritjes është rritur për 3.6 përqind në pjesën e parë të vitit. Rritja është kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës së brendshme dhe kryesisht rimëkëmbjes së aktivitetit të investimeve.

Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë ka ndihmuar në rritjen që të forcohet besueshmëria e investitorëve, që u konfirmua edhe në rejtingun e “Fitch” në qershor 2019 në BB+.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat