Arrihet marrëveshje për rritjen e pagave në shëndetësi

Maqedonia

Arrihet marrëveshje për rritjen e pagave në shëndetësi

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Sindikata e Punonjësve Shëndetësorë ka arritur Marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë për rritjen e pagave.

Sipas marrëveshjes së arritur mjekët specialist do të kenë një rritje prej 25 për qind, profesorët 20 për qind, mjekët e përgjithshëm 15 për qind rritje, infermieret 10 për qind rritje dhe punonjësit shëndetësorë 5 për qind rritje.

Jashtë kësaj marrëveshje mbeten administratorët në sektorin e shëndetësisë të cilët pavarësisht kërkesave të tyre nuk arritën që të përfshihen në këtë marrëveshje për rritjen e pagave në shëndetësi.

Marrëveshja hyn në fuqi nga muaji shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat