Carovska: E zgjidhëm problemin e personave-fantomë - Bota Sot
Carovska: E zgjidhëm problemin e personave-fantomë

Maqedonia

Carovska: E zgjidhëm problemin e personave-fantomë

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 18:38
Milla Carovska

Rreth 700 personave do të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre për mbrojtje sociale dhe shëndetësore, arsim, krijim të marrëdhënies së punës pas miratimit të Ligjit për persona të joevidentuar në librin amë të të lindurve, të cilin e hartoi Qeveria dhe duhet të hyjë në procedurë kuvendare.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, e cila sot e vizitoi Qendrën edukative rome “Ambrella” në Shuto Orizare, theksoi se me këtë zgjidhen problemi shumëvjeçar i personave të paevidentuar në librin amë të të lindurve, të njohur si fantomë.

“Këta persona gjatë kohë kanë jetuar në margjinat e shoqërisë sonë. Me Propozimin ligjin e ri, të cilin e kemi vërtetuar në Qeveri u mundësojmë t’i realizojnë të drejta e tyre themelore. Të drejtë të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale dhe marrëdhënie e rregullt e punës, ndërsa fëmijët do të mund të kyçen në procesin arsimor”, theksoi Carovska.

Ajo sqaroi se Drejtoria për udhëheqje të librave amë në bashkëpunim me Ministrinë më 1 prill të vitit 2018 kanë publikuar thirrje publike deri te të gjithë personat që jetojnë në vend, e ndërsa nuk janë evidentuar në Librin amë të të lindurve.

Ministrja Carovska tha se ata janë ftuar të vijnë në zyrat e shërbimeve amë që të plotësojnë Pyetësor, në të cilin do t’i theksojnë të dhënat e tyre. Thirrja publike ka zgjatur deri më 1 nëntor të vitit 2018 dhe me këtë rast janë paraqitur 700 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat