Carovska: Pensionet në vitin 2020 do të rriten për rreth 900 denarë

Maqedonia

Carovska: Pensionet në vitin 2020 do të rriten për rreth 900 denarë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 20:57
Mila Carovska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot në Kërçovë u takua me pensionistët me të cilët bisedoi për rritjen e pensioneve dhe çështjet tjera aktuale.

Ajo i njoftoi se sistemi pensional është stabil dhe se pensionet rritet dhe do të vazhdojnë të rriten. Gjithashtu, i njoftoi për rritjen që do të ndodhë nga janari i vitit 2020, e që është 700 denarë për të gjithë pensionistët e që deri në fund të vitit do të arrijë prej 960 deri 900 denarë.

“Rritja e pensioneve po bëhen me plan me përllogaritje dhe në kushte kur kemi stabilizim të sistemit pensinal, por edhe kur kemi rritje ekonomike në shtet”, tha Carovska.

Ndryshe, opozita maqedonase me paralajmërimin e rritjes së pensioneve nga janari i vitit 2020 akuzoi se në fillim të vitit 2019 Qeveria i ka shkurtuar pensionistëve pensionin dhe kjo nuk është rritje e pensionit për shkak të shkurtesës në fillim vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat