Qanije Selimi: Jemi të kënaqur me punën e “Rea-s”, por nuk mjafton

Maqedonia

Qanije Selimi: Jemi të kënaqur me punën e “Rea-s”, por nuk mjafton

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 21:10
Qanije Selimi

Menaxherja e qendrës për fëmijët parashkollorë “Rea”, Qanije Selimi, ka qenë e ftuar në emisionin “TM Daily”, ku ka folur për themelimin e qendrës, si dhe mundësitë e grave për të bërë biznes.

E pyetur për atë se sa është e kënaqur me qendrën “Rea”, ajo tha se ka arritur të realizojë atë që e ka menduar, por se kjo nuk është gjithçka.

“Duke parë rezultatet e punës tek qendra jonë, ndjehem shumë mirë. Por mendoj se akoma nuk kam arritur ta bëjë atë që dua. Ka ende punë për të bërë, nuk është mjaftueshëm ajo që kam bërë deri tash”, tha ajo.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me menaxheren e qendrës “Rea”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat