Dane Taleski, kandidat për ambasador në NATO

Maqedonia

Dane Taleski, kandidat për ambasador në NATO

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 11:51
Dane Taleski

Këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit Zoran Zaev, Dane Taleski është kandidat për ambasador në NATO, kanë konfirmuar burime qeveritare.

Kandidaturën e Taleskit, ministri i jashtëm Nikolla Dimtrov do ta dorëzojë në seancë qeveritare të enjten.

Posti i ambasadorit në NATO deri tani nuk është plotësuar, ndërsa Zaev dhe Dimitrov periudhën e kaluar kanë folur se për momentin kur vendi është në prag të anëtarësimit të plotfuqishëm në Aleancë, plotësimi i këtij pozicioni është me rëndësi.

Vendi pritet shumë shpejt të bëhet edhe anëtar zyrtar i NATO-s, ku edhe një ratifikim, ajo e Parlamentit të Spanjës e ndan nga anëtarësimi i plotfuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat