LSDM: Janë ndërtuar ose po ndërtohen gati 70 çerdhe në Maqedoni

Maqedonia

LSDM: Janë ndërtuar ose po ndërtohen gati 70 çerdhe në Maqedoni

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “kujdesi për më të rinjtë dhe mbrojtja e fëmijëve janë rruga e drejtë dhe mbesin prioritet kryesor i Qeverisë së udhëhequr nga LSDM”.

“Po sigurohen kushte cilësore për zhvillimin e fëmijëve përmes forcimit të dijes dhe aftësive të kuadrit të çerdheve si dhe përmes zgjerimit të kapaciteteve të çerdheve”, thuhet në njoftimin e LSDM.

Nga LSDM thonë se për dy vite janë ndërtuar apo po ndërtohen gati 70 çerdhe nëpër gjithë Maqedoninë.

“Gjithashtu janë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e 5 çerdheve të reja në Komunën e Strumicës, Gjorçe Petrovit, Kriva Pallankë, Bogovinë dhe Resnjë”, thonë nga LSDM.

Numri i fëmijëve të përfshirë në arsim parashkollor, sipas LSDM, vazhdimisht po rritet dhe se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për mbrojtjen e fëmijëve ka rritur buxhetin për 300%.

“Me ndërtimin e objekteve të reja, po krijohen 7.500 vende nëpër çerdhe dhe me këtë rritet përfshirja e fëmijëve prej 3-6 vjet për 50%”, thuhet në kumtesën e LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat