Deskoska: Ligji për Prokurorinë Publike do të miratohet, me ose pa OBRM-PDUM-në - Bota Sot
Deskoska: Ligji për Prokurorinë Publike do të miratohet, me ose pa OBRM-PDUM-në

Maqedonia

Deskoska: Ligji për Prokurorinë Publike do të miratohet, me ose pa OBRM-PDUM-në

Më: 23 janar 2020 Në ora: 20:43
Renata Deskoska

“Do ta kalojmë ligjin për Prokurorinë Publike me ose pa OBRM-PDUKM-në, kur do të sigurojmë 80 deputetë, gjegjësisht dy të tretat e shumicës. Ky ligj është shumë i rëndësishëm dhe ne nuk do të lejojmë që ai të mos miratohet për shkak të pengesave të dikujt”, tha për “24” Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Ajo theksoi se Mickovski sot në një konferencë për shtyp tha se problemi kryesor për OBRM-PDUKM-në është neni për të vazhduar rastet e PSP-së.

“Por, këto raste tashmë janë transferuar në Prokurorinë Publike dhe ne nuk kemi ndërmend t’i kthejmë mbrapa. Rastet e PSP-së do të vazhdojnë, ndërsa ne do të mund të bisedojmë format e mundshme që do ta rregullonin këtë”, tha Deskoska.

Ajo tha se nuk është kundër shqyrtimit të rasteve të PSP-së nëse kjo është kusht për vazhdimin e diskutimeve për miratimin e ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat