Mbushen Klinikat e Shkupit me të infektuar nga gripi, një person në gjendje të rëndë - Bota Sot
Mbushen Klinikat e Shkupit me të infektuar nga gripi, një person në gjendje të rëndë

Maqedonia

Mbushen Klinikat e Shkupit me të infektuar nga gripi, një person në gjendje të rëndë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 21:06
Klinikën Infektive në Shkup

Një person ndodhet në rrezik për jetën për shkak të komplikimeve nga gripi sezonal. Ndërkohë 81 persona janë të shtruar në Klinikat e Shkupit. Nga Klinika e Fëmijëve dhe ajo Infektive në Shkup thonë se fundjava ka qenë shumë e ngjeshur me kontrolle të shumta mjekësore nga persona që kanë kërkuar ndihmë si pasojë e komplikimeve.

Për momentin në Klinikën Infektive në Shkup një pacient ndodhet nën kujdes intensiv dhe në aparate të frymëmarrjes, ndërsa 47 të tjerë me shenja të gripit dhe sëmundjeve të tjera të ngjashme me gripin janë të shtruar. Gjatë natës së mbrëmshme janë kontrolluar 38 pacientë të cilët janë ankuar nga gripi, shenja të gripit, 2 prej tyre me komplikime serioze dhe janë shtruar në spital – njoftojnë nga Klinika Infektive.

Ndërkohë gjatë fundjavës në Klinikën e Fëmijëve dy pacientë kanë refuzuar të shtrohen në spital.

Në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, të shtruar janë 34 fëmijë me grip apo gjendje të ngjashme me gripin. Gjatë fundjavës 182 fëmijë janë kontrolluar me simptome të gripit. Gjashtë prej tyre janë pranuar në spital ndërsa 2 tjerë kanë refuzuar të shtrohen – thonë nga Klinika e Fëmijëve – Shkup.

Mjekja Elizabeta Trajkovska, e cila është në shërbimin preventiv në Poliklinikën e Bit Pazarit, thotë se në bazë ditore në ambulancë kontrollojnë 70 deri 80 fëmijë me simptome të gripit, ku 10-20 prej tyre në bazë javore dërgohen për në Klinikë si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ndodh që numër i madh i fëmijëve të vijnë brenda ditës, mesatarisht 70-80 fëmijë brenda ditës. Ne i udhëzojmë te mjekët amë, me qëllim që të ju bëhet analizë e gjakut, matja e temperaturës, terapi vitaminoze ,posaçërisht vitamina C. Kemi raste të cilat menjëherë dërgohen për në Klinikë, kryesisht komplikimet kanë të bëjnë me ndezje të mushkërive të bardha, shpesh me anginë jo direkte nga virusi si dhe infeksion bakterial atëherë kur bie imuniteti – u shpreh Elizabeta Trajkovska, mjeke pediatër.

Gjatë javës së shkuar numri i rasteve me grip kishte arritur mbi 3600, ku për dallim nga javët e shkuara, këtë javë përfshirja e virusit ishte më aktiv tek fëmijët e moshave shkollore, përkatësisht nga 5-19 vjeçare. Autoritetet shëndetësore thane se nëse ky trend vazhdon me ritmin e njëjtë edhe gjatë dy javëve të ardhshme mund të shqyrtohet mundësia për mbylljen e përkohshme të shkollave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat