Dimitrov: Lajme të mira nga Spanja në muajin mars

Maqedonia

Dimitrov: Lajme të mira nga Spanja në muajin mars

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 19:54
Nikolla Dimitrov

Ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO tashmë ka filluar në Kuvendin e Spanjës, me procedurë të shkurtuar, ndërsa në javën e ardhshme do të vendoset në votim në Dhomën e ulët që pastaj procedura do të vazhdojë në Senatot.

Këtë e theksoi Ministri i Jashtëm spanjoll, Gonzalez Laya në takimin e sotëm me Ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov, i cili po qëndron për një vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës.

Në takim, Ministrat Dimitrov dhe Gonzalez Laya diskutuan gjithashtu perspektivat e BE-së për rajonin tonë, në dritën e metodologjisë së re të KE-së për negociatat e pranimit.

“Vizita në Spanjë pas një kohe të gjatë në nivelin e MPJ-së po ndodh në momentin e duhur, kur priten lajme të mira nga të dy palët. Të udhëhequr nga mendimi i Servantes ‘Të jesh gati do të thotë gjysmë fitore’, jam i bindur që ne jemi gati dhe Spanja do të jetë pjesë e fitores së përbashkët dhe lajmeve të suksesshme nga rajoni ynë”, tha Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat