Qytetarët vazhdojnë t’i presin pasaportat, askush nuk merr përgjegjësi për vonesën

Maqedonia

Qytetarët vazhdojnë t’i presin pasaportat, askush nuk merr përgjegjësi për vonesën

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:08
Foto Ilustrim

Mungesa e pasaportave është planifikuar prej kohësh që të ndodh pikërisht në kohën kur në Qeverinë teknike me MPB-në do të udhëhiqte një ministër teknik nga opozita. Kështu vlerëson Naqe Çulev duke aluduar që paraardhësi i tij Oliver Spasovski qëllimisht nuk ka bërë me kohë porositjen e ekzemplarëve.

Ai tha se që nga 15 shkurti kanë dorëzuar propozimin në ekzekutiv që kriza me dokumentet e udhëtimit të tejkalohet duke iu vendosur vula Apostile në pasaportat e skaduar. Por, sipas Çulevit, Qeveria nuk po tregon vullnet për të zhbllokuar krizën, e cila pritet të zgjasë deri në fund të marsit.

Unë jam ministër prej një muaji, të gjitha këto çështje vetëm i kam trashëguar si rezultat i pa përgjegjësisë dhe jo profesionalizmit të punës pa plan të Oliver Spasovskit. Për këtë çështje është bërë hetim i brendshëm dhe kam bërë kallëzim penal. E gjithë Ministria punojmë për ta tejkaluar problemin – tha Naqe Çulev, Ministër i brendshëm teknik, njofton Alsat-M.

Ndërkohë që rezervë kanë mbetur rreth 3 mijë ekzemplarë, Çulev nga dje ka krijuar komision, i cili do të konstatoj urgjencën e qytetarëve për të udhëtuar jashtë shtetit. Ai tha se rastet për shërbime mjekësore, viza pune, studime dhe gara sportive nuk kanë nevojë të aplikojnë me procedurë të shpejtë, por vetëm të dorëzojnë dokumente relevante për urgjencën e udhëtimit. Për këto urgjenca nuk i ngutet kryeministrit teknik Oliver Spasovski.

Ai sot tha se kjo çështje i takon MPB-së dhe brenda organeve të policisë duhet të zgjidhet menaxhimi me krizën e mungesës së pasaportave.Nëse ju them se tani më një muaj e gjysmë funksionon kjo qeveri teknike, kurse vetëm para një jave mora informacion se ka probleme me pasaportat, problemi është në ndonjë vend tjetër. Unë thash që po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje. Unë jam këtu, organe hetuese ka, ti kontrollojnë lirisht të gjitha aspektet dhe unë nuk i iki përgjegjësisë – deklaroi Oliver Spasovski, Kryeministër teknik.

Përplasjet ndërmjet Çulevit dhe Spaspovskit vazhdojnë. Ministri teknik i brendshëm maje dorëzoi dosje në prokurori për keqpërdorimet e mundshme nga Saposvski të tenderit më firmën gjermane “Veridos”. Nga Prokuroria për krim të organizuar dhe Korrupsion thonë se janë duke shqyrtuar nëse ka bazë për ngritje të akuzës.

Por, sot nga Prokuroria Publike kumtojnë se kanë marrë në shqyrtim edhe kallëzimin e djeshëm të Çulevit lidhur me anulimet e vendimeve të tij për krye shefat e SPB-ve, më 15 shkurt nga ekzekutivi i udhëhequr nga Spasovski. Nga organi i akuzës thonë se për këtë çështje kanë kërkuar nga Qeveria tu dorëzohen dëshmi të shkruara, dhe sipas fakteve do të veprojnë në bazë të Ligjit për procedurë penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat