Tragjedia në Kumanovë, bombola e gazit nuk ka qenë e licencuar

Maqedonia

Tragjedia në Kumanovë, bombola e gazit nuk ka qenë e licencuar

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 15:14
Foto Ilustrim

Bombola e gazit 20 litërshe që shpërtheu në fshatin Rramanli një ditë më parë duke lënë 4 të vdekur nuk ka qenë e licencuar. Bombola sipas Prokurorisë Publike ka qenë e pa vulosur dhe e pa testuar.

Bombola gazi të pa licencuara mund të blihen edhe në dyqane, tregje të gjelbra e madje edhe përmes faqeve të internetit që shërbejnë për shitblerje të gjësendeve, por përdorimi i tyre mund të jetë me pasoja fatale.

Në internet mund të gjendet një numër i madh bombolash gazi të cilat shiten nga persona të cilët tashmë i kanë shfrytëzuar të njëjtat për një periudhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat