Mbyllet një lokal në Tetovë dhe dy kafiteri në Pirok

Maqedonia

Mbyllet një lokal në Tetovë dhe dy kafiteri në Pirok

Më: 17 mars 2020 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, sot nga ora 12:00 deri në orën 15:00, Inspektorati Shtetëror Tregtar me asistencë nga SPB – Tetovë vepruan për shkak të mosrespektimit të masave qeveritare për parandalimin e coronavirusit.

“Nga ana e ISHT është mbyllur një lokal në rrugën ‘Vëllezëri Mildanov’ në Tetovë dhe dy kafiteri në Pirok të Tetovës. Kundër tyre do të parashtrohet masa, kurse kontrollet do të vazhdojë”, shprehen nga MPB.

Më herët, ministri Naqe Çulev njoftoi se në Tetovë ka 16 persona në vetizolim ndërsa një person i cili nuk ka respektuar rekomandimet shëndetësore do t’i parashtrohet kallëzim penal.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme nga liria u privua 51 vjeçari A.A nga Gostivari për shkak se në lokalin e tij ka pasur klientë dhe ka punuar edhe pse vendimi qeveritar ndalon grumbullimin e njerëzve në një lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat