Predikuesit e Kishës Ortodokse në Veles me lutje nëpër rrugë kundër coronavirusit - Bota Sot
Predikuesit e Kishës Ortodokse në Veles me lutje nëpër rrugë kundër coronavirusit

Maqedonia

Predikuesit e Kishës Ortodokse në Veles me lutje nëpër rrugë kundër coronavirusit

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:58
Foto Ilustrim

Pas përhapjes së coronavirusit në Maqedoninë e Veriut, të gjithë qytetarët dhe institucionet shtetërore kanë marrë masa për parandalimin e tij.

Në rrjetet sociale është publikuar edhe një video, në të cilën shihen predikues fetar të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM), të cilët në një makinë në Veles dhe Kavadar kanë bërë lutje për largimin e virusit infektues.

Për momentin nuk ka qëndrim zyrtar nga KOM për këtë praktikë, e cila ka befasuar shumicën e qytetarëve.

Ndryshe, pas shpërthimit të virusit në vend, të gjitha bashkësitë fetare morën vendim për anulimin e lutjeve ditore dhe atyre javore, në mënyrë që të ndalohet përhapja e Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat