OKB është gatshme të mbështes Maqedoninë e Veriut në ballafaqim me coronavirusin

Maqedonia

OKB është gatshme të mbështes Maqedoninë e Veriut në ballafaqim me coronavirusin

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:58
Foto Ilustrim

Kryeministri Oliver Spasovski dhe Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, Rosana Duljak, në takimin e sotëm diskutuan masat e marra të marrë nga Qeveria për t’u ballafaquar me situatën e coronavirusit dhe u vlerësua se shteti po merr masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik.

Siç thuhet në deklaratë, është përcjell se Kombet e Bashkuara janë gatshme të mbështesë vendin tonë, aty ku vlerësohet së është e rëndësishme.

“Në ballafaqimin me pandeminë e virusit COVID-19, në përshpejtimin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit, zbatimin e reformave në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, familja e Kombeve të Bashkuara është e gatshme të mbështesë qeverinë dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, tha Rosana Duljak, Koordinatore.

Ajo shprehu qëndrimin e KB-së se “Jemi së bashku në këtë proces dhe përgjegjësia e përbashkët është të punojmë në interes të të gjithë qytetarëve të vendit, në frymën e Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, në mënyrë që askush të mos mbetet pas”.

Spasovski falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm të mirë të vendit tonë me OKB-në dhe zyrën e Shkupit.

“Do t’i drejtojmë të gjitha kapacitetet dhe burimet, si shtet, për të dalë fitimtar në këtë betejë. Prioriteti ynë kryesor është të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të sigurojmë funksionalitetin e sistemit shëndetësor”, tha Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat