MSH: Fëmija që ndërroi jetë nuk ishte i infektuar me coronvirus

Maqedonia

MSH: Fëmija që ndërroi jetë nuk ishte i infektuar me coronvirus

Më: 14 prill 2020 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Fëmija shtatëvjeçar i cili ndërroi jetë në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve nuk kishte coronavirus, ndërsa tekniku laborator i punësuar në klinikë që ishte infektuar me Covid-19 iu dha një studim epidemiologjik, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Një djalë shtatë vjeçar që vdiq në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve u testua dy herë për coronavirus.

“Ai së pari u testua kur u shtrua në spital, ndërsa hera e dytë pasi ndërroi jetë. Të dy testet ishin negative për Covid-19. Fëmija nuk kishte pneumoni ose simptoma të coronavirusit”, thonë nga MSH.

Sa i përket punonjësit në laboratorin e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve që vuan nga COVID-19, ai është dërguar për një studim epidemiologjik, ndërsa me të janë dërguar edhe disa kolegë me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat