85 vjeçarja nga Prilepi mposht coronavirusin

Maqedonia

85 vjeçarja nga Prilepi mposht coronavirusin

Më: 29 prill 2020 Në ora: 20:13
85 vjeçarja nga Prilepi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ‘Facebook’ shkroi se sot është ka arsye të madhe për festë.

“Pacientja 85 vjeçare nga Prilepi mposhti virusin Covid-19. Javën e kaluar nga spitali i Manastirit doli edhe një pacient 85 vjeçar, i shëruar në mënyrë të plotë”, shkruan Filipçe.

Ai thotë se po admiron fuqinë e dy pacientëve të të moshuar të cilët fituan këtë luftë të vështirë.

“Urime për to, familjet e tyre dhe personit mjekësor në dy spitalet”, shkruan ministri Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat