Tre dibranë nuk kanë respektuar vendimin për ndalesë të lëvizjes

Maqedonia

Tre dibranë nuk kanë respektuar vendimin për ndalesë të lëvizjes

Më: 3 maj 2020 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme tre dibranë nuk kanë respektuar orën policore.

“Gjatë ditës së djeshme gjatë zbatimit të masave për kufizim të lëvizjes dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e coronavirusit, në territorin që përfshin Reparti i Punëve të Brendshme nga Dibra, tre persona nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje”, tha zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.

Ai tha se ata janë arrestuar dhe ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime penale dhe se në të njëjtën periudhë nuk është evidentuar asnjë shkelje e rendit dhe qetësisë publike, aksidente apo vjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat