Dimitrov: Zgjedhjet momentalisht janë zgjidhje, dhe jo problem - Bota Sot
Dimitrov: Zgjedhjet momentalisht janë zgjidhje, dhe jo problem

Maqedonia

Dimitrov: Zgjedhjet momentalisht janë zgjidhje, dhe jo problem

Më: 23 maj 2020 Në ora: 13:12
Nikolla Dimitrov

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe bartësi i listës në zonën zgjedhore numër një nga radhët e LSDM-së, Nikolla Dimitrov në konferencën e sotme për shtyp tha se Maqedonisë së Veriut i nevojiten zgjedhjet.

Sipas tij, zgjedhjet duhet të mbahen menjëherë sapo të krijohen kushte për zbatimin e tyre.

“Është e domosdoshme që të kemi institucione funksionale. Qëndrimi ynë është që të ketë zgjedhje menjëherë sapo të përmbushen kushtet shëndetësore”, tha Dimitrov.

Ai shtoi se Maqedonia ka pasur periudhë të vështirë dhe i falënderoi qytetarët.

“Zgjedhjet në këtë moment janë zgjidhje, dhe jo problem”, tha Dimitrov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat