Kordalov: Fushata të mos e cenojë shëndetin e qytetarëve

Maqedonia

Kordalov: Fushata të mos e cenojë shëndetin e qytetarëve

Më: 24 maj 2020 Në ora: 12:27
Foto Ilustrim

Në kohën e korona virusit, partitë duhet të zhvillojnë fushatë të sigurt me të cilën nuk do ta cenojnë shëndetin e qytetarët.

Sipas komunikologut Bojan Kordalov, pa marrë parasysh nëse është fushata korrekte apo jo, shëndeti do të ruhet nëse shfrytëzohen veglat digjitale dhe mediat tradicionale që qytetarët u besojnë. Konsideron që partitë do të duan të fitojnë vota në kurriz të euro- integrimeve, emrit, ekonomisë dhe korona virusit.

Nuk zgjedhin. Kur një palë politike do të thotë që muri është i bardhë, pala tjetër menjëherë merr anë se muri është i zi dhe ndërtohen dallimet dhe qëndrimet e ndryshme”-theksoi Bojan Kordalov- komunikolog.

Kordallov thekson se thuajse pesë muaj funksionon qeveria teknike, ku ka ministra nga pushteti dhe opozita, dhe për këtë arsye kriza e koronës nuk duhet të jetë pjesë e fushatës së partive, në mënyrë që të mos përhapet frikë dhe panik. Sipas OJQ-së “Civil”, duhet të merren masa shtesë për të frenuar fushatën e zezë dhe për të parandaluar manipulimin e lajmeve të rreme.

Ka përpjekje që e gjithë fushata të lëvizë në hapësirën virtuale. Ky do të jetë një nivel më i lartë për sa i përket mënyrës se si të plasohen mesazhet politike tek votuesit dhe të sigurohen kursime financiare”-pohoi Xhabir Deralla, komunikolog.

Komunikologët theksojnë se partitë duhet të vetëdijesohen dhe në vend të gjuhës së urrejtjes të dërgojnë mesazhe se kanë aftësinë për dialog dhe debat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat