Katër viktima dhe 52 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia

Katër viktima dhe 52 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Më: 29 maj 2020 Në ora: 13:34
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 661 testime për coronavirus, ndërsa janë konfirmuar 52 raste të reja.

Prej tyre në Shkup janë 26, Kumanovë-6, Shtip-7, Tetovë-9, Strugë-2, Veles-1 dhe Koçan-1.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe katër viktima, prej të cilave dy nga Shkupi, 1 nga Velesi dhe 1 nga Tetova.

Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe 30 pacientë të shëruar nga Covid-19, prej të cilëve: Shkup-16, Tetovë-10, Veles-1, Ohër-2 dhe Kratovë-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat