Belgët nuk do të mund të udhëtojnë për në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Belgët nuk do të mund të udhëtojnë për në Maqedoninë e Veriut

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Belgjika ka ndalur udhëtimet për në Maqedoni për shkak të coronavirusit.

Pas disa ditësh bisedimesh, Belgjika publikoi listën e destinacioneve të lejuara për qytetarët e saj, në të cilat Maqedonia nuk është e vendosur në listë, informon AIM nga Brukseli.

Me këtë, Belgjika ndjek rekomandimin e Këshillit të BE-së, e cila më 30 qershor publikoi një rekomandim për të 27 vendet anëtare për hapjen e kufijve.

Belgjika sot publikoi marrëveshjen përfundimtare, në të cilën thuhet se se situata epidemiologjike në Maqedoni ka qenë e keqe që nga qershori, ndërsa numri i personave të infektuar me COVID-19 është në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat