Kasumi: Qytetarët të zgjedhin rrugën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Kasumi: Qytetarët të zgjedhin rrugën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 15:59
Bilall Kasumi

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasumi i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve maqedonas të votojnë për të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.

Pasi hodhi votën e tij për zgjedhjet parlamentare, Kasumi tha se është një mundësi e artë për Maqedoninë e Veriut të që ketë një të ardhme stabile të barabartë për secilin qytetarë dhe me zhvillim ekonomik.

Kasumi: Zgjedhjet e sotme janë të një rëndësie të veçantë

“Sot shfrytëzova të drejtën time që të votoj për zgjedhjet parlamentare që të votojë për të ardhmen tonë evropiane. Sot, ashtu si unë çdo qytetar i Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote ka mundësitë që të votojë për një të ardhme evropiane të vendit. Në organizim të zgjedhjeve të lira dhe të sigurta për shëndetin e qytetarëve sot organizohen zgjedhjet të cilat janë të një rëndësie të veçantë”, tha ai.

Derisa tha se qytetarët duhet të vendosin për mos rikthim në kohën e një regjimi që të gjithë e kanë ndjerë në lëkurën e tyre.

Kasumi Kemi një mundësi të artë për të zgjedhur rrugën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut

“Kemi një mundësi të artë të zgjedhim të vazhdimit të rrugës euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut të zgjedhim mes asaj që vendi sa më shpejtë të jetë në BE, apo të rikthehemi në kohën e një regjimi që të gjithë qytetarët e përcollën dhe e ndjen në lëkurën e tyre. Sot kemi mundësi të votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Të votojmë që përfundimisht Maqedonia të ketë një shtet të barabartë, një shtet për zhvillim ekonomik dhe stabil”, tha ai.

Sot në Maqedoninë Veriore po organizohen zgjedhjet e rregullta parlamentare për ditën e tretë me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat