Filipçe: Jemi të përgatitur për një skenar edhe më të keq në vjeshtë - Bota Sot
Filipçe: Jemi të përgatitur për një skenar edhe më të keq në vjeshtë

Maqedonia

Filipçe: Jemi të përgatitur për një skenar edhe më të keq në vjeshtë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 09:49
Venko Filipçe

Ministri i shëndetësisë vazhdon të thotë se në vjeshtë Maqedonia mund të përballet me një valë të re të pandemisë COVID-19. Për këtë fazë, Venko Filipçe thotë se shteti është më i përgatitur dhe se janë bërë përgatitjet e nevojshme.

“Vala e dytë e virusit mund të shmanget që tani, nëse qytetarët i respektojnë masat e propozuara dhe kanë kujdes për shëndetin e tyre. Edhe pse ka lëshime serioze, në përgjithësi mendoj se pasqyra e shtetit duket mirë” ka thënë mes tjerash Filipçe.

Ai gjithashtu ka thënë se për çdo pacient, që nga marsi e këndëj, është dhënë kujdesi i duhur dhe është bërë shikimi mjekësor i duhur në ambiente spitalore dhe është ndjekur sipas protokolleve gjendja shëndetësore edhe e pacientëve që shërohen në kushte shtëpiake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat