OBRM-PDUKM kërkon që Antikorrupsioni të hetojë financimin e fushatës zgjedhore të LSDM-së

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon që Antikorrupsioni të hetojë financimin e fushatës zgjedhore të LSDM-së

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 15:19
Dimçe Arsovski

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, apelon që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hapë hetime për financimin e fushatës zgjedhore të LSDM-së.

Dimçe Arsovski i OBRM-PDUKM-së tha se sot kanë paraqitur ankesë në Komisionin e Antikorrupsionit, për të hapur çështje, për të hetuar se në çfarë mënyre dhe si është financuar LSDM-ja në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku nuk kanë paraqitur raport për mbi 700.000 euro të shpenzuara. Një sasi që është mjaft e madhe.

“Siç thamë në konferencën e parë për shtyp, janë shpenzuar mbi 200.000 euro për marrjen me qira të billbordeve. Por ne nuk e kuptojmë arsyen pse LSDM nuk është transparente ndaj opinionit. Edhe konferenca e dytë për shtyp ku ne njoftuam se janë shpenzuar mbi 500.000 euro për reklama në rrjetet sociale, Fejsbuk, Instagram dhe të tjerë ku mund të reklamohen. Ka shpenzuar për një ditë mbi 27.000 euro, siç thashë gjatë fushatës, mbi 500.000 euro, por ato nuk kanë mbulim për të njëjtat para”, tha Arsovski.

Ai shtoi se LSDM në këto zgjedhje kreu vjedhje elektorale, ryshfet zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat