Mickoski: Pushteti mirë i njeh sulmuesit e Palevskit

Maqedonia

Mickoski: Pushteti mirë i njeh sulmuesit e Palevskit

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 20:21
Hristijan Mickoski

Le të mos mashtrohemi, pushteti i njeh shumë mirë autorët dhe ata që urdhëruan sulmin e ndaj Ljupço Palevskit, shkruan në Facebook kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Në vend të Maqedonisë Evropiane, ne kemi një vend në të cilin mafia me ato çka nuk mendojnë njëjtë i lajnë hesapet me grusht dhe shufra.

Nëse pushteti nuk hedh dritë mbi incidentin sa më shpejt të jetë e mundur, atëherë njerëzit do të duhet të dinë se si të mbrohen në të ardhmen”, shkruan Mickoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat