OBRM-PDUKM: Kur Mickoski ishte pjesë e sektorit energjetik, në vazhdimësi ka pasur ulje të çmimit të rrymës

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kur Mickoski ishte pjesë e sektorit energjetik, në vazhdimësi ka pasur ulje të çmimit të rrymës

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 10:07
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM reagon se qytetarët sot, për shkak të Zoran Zaevit, paguajnë rrymën më të shtrenjtë në historinë e Republikës së Maqedonisë.

“Pas krizës me coronavirusin kur kishte privilegje dhe ulje kudo në botë, Zaev ngriti çmimin e energjisë elektrike, që të afërmit e tij për të mbushur xhepat e tyre, ndërsa njerëzit nuk kanë bukë.

Ndryshe nga LSDM, OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski gjithmonë janë kujdesur për qytetarët. Ndërsa Hristijan Mickoski ishte pjesë e sektorit të energjisë, si këshilltar i kryeministrit dhe më vonë si drejtor i ELEM-it, ka pasur një rënie të vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike”, thuhet në reagimin e partisë.

Sipas tyre, kur Hristijan Mickoski u largua nga pozita udhëheqëse në ELEM-it, ai u largua nga kompania me një depozitë prej 25 milion eurosh dhe 6.8 milion euro në llogari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat