Sajkoski: Ndarjet në OBRM-PDUKM duhet të ndalen, dera mbetet e hapur

Maqedonia

Sajkoski: Ndarjet në OBRM-PDUKM duhet të ndalen, dera mbetet e hapur

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 20:10
Gjorgjija Sajkoski

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Gjorgjija Sajkoski thotë se “ndarjet duhet të përfundojnë dhe LSDM duhet të mposhtet”.

“Për të gjithë qytetarët qëllimmirë dera e sekretarit të Përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së mbetet e hapur”, shkroi Sajkoski në ‘Facebook.

Ndryshe, Sajkoski gjatë ditës së djeshme u zgjedh për sekretar të përgjithshëm të partisë pas dorëheqjes së Igor Janushev i cili u tërhoq për arsye private.

Disa anëtarë të OBRM-PDUKM-së, pas humbjes në zgjedhjet kuvendare, kërkojnë përgjegjësi nga kreu Hristijan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat