Nikollovski emërohet kryetar i Koalicionit të Anti-korrupsionit

Maqedonia

Nikollovski emërohet kryetar i Koalicionit të Anti-korrupsionit

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:28
Ljupço Nikollovski

Zv.kryeministri i ngarkuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski, u emërua sot kryetar i Koalicionit të Antikorrupsionit për të Luftuar Korrupsionin.

Siç thonë nga Qeveria, kjo platformë, e cila ndjek shembullin e Mbretërisë së Hollandës dhe vendosi praktika pozitive në Shqipëri, do të punojë drejt arritjes së rezultateve të vërteta vitin e ardhshëm. Me emërimin e Nikollovskit si kryetar do të arrihet një luftë më dinamike kundër korrupsionit dhe përmes futjes së praktikave të suksesshme ndërkombëtare.

Nikollovski theksoi se Koalicioni i Biznesit Antikorrupsion synon të promovojë një klimë tërheqëse biznesi përmes qeverisjes së mirë, avokimit dhe aprovimit të praktikave më të mira ndërkombëtare për integritet dhe ndërtimin e kapaciteteve ndërmjet institucioneve publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilat janë thelbësore në ndërtimin e sjelljes së përgjegjshme të biznesit.

“Kjo qeveri ka treguar një angazhim të fortë për të luftuar korrupsionin, pikërisht me prezantimin e pozicionit të ri në qeveri, në të cilën unë jam emëruar, i cili është rezultat i angazhimit tonë të fortë për të futur një sistem që gjeneron dhe siguron drejtësi, rend të ligjit dhe rendit”, tha Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat