Zekiri dhe Lukarevska japin dorëheqje nga funksioni i deputetit

Maqedonia

Zekiri dhe Lukarevska japin dorëheqje nga funksioni i deputetit

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 11:59
Muhamed Zekiri

Muhamed Zekiri dhe Sanja Lukarevska kanë dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit. Të dy janë anëtarë të LSDM-së.

Lukarevska ishte drejtoreshë e DAP-it në mandatin e kaluar, po pas zgjedhjeve u bë deputete. Ajo dha dorëheqje për shkak se do të ketë pozicion të drejtorit në pushtetin ekzekutiv.

Muhamed Zekiri pritet të marrë postin e drejtorit në Fondin e Sigurimit Shëndetësor.

Dorëheqje nga funksioni i deputetit ka dhënë edhe Bajram Kadrija nga radhët e BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat