Qeveria ende nuk ka informacione nëse ndonjë funksionar duhet të izolohet për shkak kontakteve me Spasovskin

Maqedonia

Qeveria ende nuk ka informacione nëse ndonjë funksionar duhet të izolohet për shkak kontakteve me Spasovskin

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:11
Dushko Arsovski

Deri më tani në Qeveri ende nuk ka arritur informacion nga Instituti për Shëndet Publik dhe Qendra për Shëndet Publik nëse ndonjë nga kontaktet e ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, i cili është pozitiv për COVID-19 ka marrë vendim për izolim.

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski tha se informacionet pritet gjatë ditës.

Ministri i MPB-së Oliver Spasovski para dy ditëve informoi se është infektuar me coronavirus, me çka pasojnë edhe anketat epidemiologjike të personave të cilat ka kontaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat