LSDM: OBRM-PDUKM i pengon ndryshimet në rregullore, punon kundër interesave të qytetarëve

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM i pengon ndryshimet në rregullore, punon kundër interesave të qytetarëve

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “përpjekja që të pengohet miratimi i ndryshimeve të Rregullores me amendamente të shumta e tregon dëshirën e OBRM-PDUKM-së që ta bllokojë ligjvënësin në kohe pandemie”|.

“MIckoski dhe OBRM-PDUKM vazhdojnë me destruktivitetin e tyre dhe punojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në dëm të qytetarëve. Kjo është e turpshme dhe sjellje e papërgjegjshme”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, kjo është fytyra e vërtetë e OBRM-PDUKM-së dhe se me këto veprime kjo parti vepron në dëm të qytetarëve.

“Në kohëra serioze me coroanvirusin, qytetarëve u nevojiten institucione me kapacitet të plotë dhe për këtë arsye propozuam ndryshime për ata deputetë të cilët janë të infektuar nga coronavirusi ose janë në izolim që të mund të punojnë nga larg, online”, thonë nga LSDM duke shtuar se qytetarëve u nevojitet Kuvend funksional i cili do të ketë mundësi t’i kryej funksionet në rrethana të këtilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat