Gjendja me covid në Maqedoni të Veriut: 1335 pacientë të shtruar në spital dhe 140 shtretër të lirë

Maqedonia

Gjendja me covid në Maqedoni të Veriut: 1335 pacientë të shtruar në spital dhe 140 shtretër të lirë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Shkup, 1 dhjetor – Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit në Covid qendrat në vend janë regjistruar gjithsej 846 pacientë të cilët po mjekohen nga korona virusi, informon Zhurnal.

Pas raporteve nga spitaleve, është regjistruar se në spitalin e Manastirit po mjekohen 77 pacientë. Në Shtip po mjekohen 58 pacientë. Në Tetovë 47 pacientë, në Veles 63, në Kumanovë 117. Në Ohër ka 95 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 128, në Gostivar 73, në Strugë 34. Në Strumicë ka 66 pacientë, në Koçan 18, në Kërçovë 21, Kavadar 36 ndërsa në Gjevgjeli 13 pacientë. Numrat ndryshojnë nga ora në orë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në qendrat klinike po mjekohen 1335 pacientë gjithsej, ndërsa vende të lira ka edhe 140 shtretër.

Gjatë ditës do të lëshohen edhe pacientë të tjerë me gjendje të përmirësuar të shëndetit e kështu do të lirohen dhe shtretër të tjerë. Por siç thonë nga MSH, nëse ka nevojë do të zgjerohen kapacitete të reja për pacientë të rinjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat