Derkoski: Zgjedhjet nuk janë vatër e përhapjes së coronavirusit

Maqedonia

Derkoski: Zgjedhjet nuk janë vatër e përhapjes së coronavirusit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:09
Oliver Derkoski

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski, thotë se zgjedhjet nuk janë vatër e coronavirusit.

Sipas tij, edhe pse gjendja me pandeminë gjatë zgjedhjeve është serioze, duke pasur përvojën e zgjedhjeve parlamentare, ato lokale në Shtip dhe Pllasnicë do të jenë më të lehta.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2020 përfunduan në një mënyrë të mirë dhe përkundër të gjitha sfidave që kishim të gjithë në organizatë, këtë e tregon edhe raporti përfundimtar i OSBE-së, të cilin e morëm disa ditë më parë. Organizimi u bë mirë nga institucionet, shkoi shumë mirë dhe normal me vërejtjen për publikimin e rezultateve, përkatësisht hakimin e faqes së internetit të KSHZ. Përkundër sfidave nga pandemia, ne i organizuam ato zgjedhje në një mënyrë të mirë”, tha Derkoski në panelin e diskutimit “Reformat Zgjedhore: Dëshirat kundër realitetit” në kuadër të Festivalit të Lirisë.

Derskoski theksoi se zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip dhe Pllasnicë, me përvojën e mëparshme nga vera e kaluar, tani do të jenë më të lehta për t’u organizuar dhe se ata kanë mbështetjen e komisioneve lokale të zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat