Borrell: Nuk mund të jemi aktorë globalë nëse nuk i zgjidhim problemet në Ballkan

Maqedonia

Borrell: Nuk mund të jemi aktorë globalë nëse nuk i zgjidhim problemet në Ballkan

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:54
Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë të martën se zgjidhja e problemeve në Ballkan është një përgjegjësi e Bashkimit Evropian, dhe se nga kjo varet edhe roli global i BE-së.

“Nëse nuk mund të zgjidhim problemet në Ballkan atëherë si mund të jemi aktor i rëndësishëm global”, ka thënë Borell.

Ai i bëri komentet në një debat kushtuar dhjetë vjetorit të krijimit të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së.

Një lloj shërbimi i përbashkët diplomatik evropian, ku morën pjesë edhe dy paraardhës të tij, Javier Solana dhe Federika Mogherini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat