LSDM: OBRM-PDUKM është burim i keqinformimit

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM është burim i keqinformimit

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Profilet e mediave sociale të udhëheqësit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski dhe mentorit të tij nga Budapesti, si dhe disa media pranë opozitës, janë burime të keqinformimit, akuzojnë nga LSDM.

“Kjo thuhet në studimin kushtuar hartës së lajmeve të rreme, të përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian me kërkesë të Parlamentit Evropian.

Ky është një tjetër konfirmim, një tjetër demaskim i kuzhinës në Pallatin e Bardhë të falimentuar, në të cilin gatuhen lajme të rreme, trillime dhe dezinformata, në dëm të interesave kombëtare dhe shtetërore, në dëm të qytetarëve.

Vetëm një ditë më parë, gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së se gjoja disa shtete anëtare të BE-së janë kundër integrimit të Maqedonisë së Veriut, u mohuan nga ambasadat e huaja.

E vërteta gjithmonë del në dritë, e vërteta është se OBRM-PDUKM është parti anti-shtetërore, anti-evropiane, e cila përhap gënjeshtra dhe dezinformata, të cilat dëmtojnë përpjekjet për integrimin euro-atlantik të vendit”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat