Aksident në rrugën Prilep-Manastir, humb jetën një person

Maqedonia

Aksident në rrugën Prilep-Manastir, humb jetën një person

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:59
Foto Ilustrim

Një person humbi jetën dje në një aksident komunikacioni në rrugën Prilep-Manastir, njoftoi MPB.

“Dje në orën 11:15 ishte denoncuar se në rrugën Prilep – Manastir, para qarkores ‘Lagovë’, një veturë ‘fiat bravo’, me targa të Prilepit, e drejtuar nga S.P. (52) nga Prilepi, ka dalë nga rruga.

Në vendin e ngjarjes kishte humbur jetën shoferi. Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore kishte konstatuar vdekjen”, informojnë nga MPB.

Ishte bërë mbikëqyrje nga ekipi inspektues nga Stacioni Policor – Prilep dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i të vdekurit ishte dorëzuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat