Komunikacioni në Maqedoni, në kalimet kufitare nuk ka ndalesa

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, në kalimet kufitare nuk ka ndalesa

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndërprerë dhe nëpër rrugë të lagështa. Reshje të shiut ka në të gjithë territorin e vendit.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Prej 15 nëntorit ka filluar obligimi ligjor për mbajtje të pajisjeve dimërore në makina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat