Antikorrupsioni, me kapacitete të kufizuara

Maqedonia

Antikorrupsioni, me kapacitete të kufizuara

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit i gjen përsëri trupat e pavarur rregullator pa kapacitete të përforcuara, edhe pse kjo ishte kërkuar në vazhdimësi.

“Një pjesë të madhe të komptencave të tij, Komisioni s’mundet t’i përmbushë për shkak të procesit të ngadaltë për sigurimin e kushteve elementare për punë. Deri tani, për këto dy vite jo të plota, Komisioni i ri punon në kushte plotësisht të njëjta si edhe komisionet paraprake në të kaluarën por arriti rezultate të ndryshme nga ata në të kaluarën’ deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për parandalimin e korrupsionit.

Mbështetje për përforcimin e kapaciteteve të Antikorrupsionit shprehu edhe ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir.

“Komisioni ka edhe më tej nevojë për të arritur detyrimet e tij plotësisht, kryesisht përmes mjeteve më të mëdha nga buxheti dhe sigurimin e burimeve të nevojshme njerëzore. Rekomandimet e tij në rastet e nepotizmit, kronizmit dhe ndikimit politik në institucionet publike duhet të ndiqen në mënyrë efikase- deklaroi Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

Zv/kryeministri për luftë ndaj korrupsionit Lupço Nikollovski tha se gjatë mandatit të tij është vendosur bazë e mirë komunikimi dhe bashkëpunimi të ndërsjell mes institucioneve qendrore dhe trupave rregullatore. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq tha se që hetimet e Antikorrupsionit të kenë sukses, duhet të procedohen nga organet e drejtësisë.

“Për kthimin e besimit te sundimi i së drejtës, është shumë e rëndësishme që prokuroria t’i vazhdojë procedurat me paraqitje efikase para gjykatave, kurse gjykatat t’i përfundojë procedurat gjyqësore, veçanërisht ata që hapi Prokuroria Speciale Publike- pohoi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Ekspertët vlerësojnë se përveç vullnetit politik, nevojiten institucione të forta që do të sigurojnë sundimin e të drejtës.

“Kur institucionet presim që të ketë vullnet politik për të luftuar korrupsionin është fakti më dështues se deri ku jemi me luftën ndaj korrupsionit. Vullneti politik për të cilin themi se është i rëndësishëm edhe mund të humbasë. Fuqia e një shteti në luftën ndaj korrupsionit janë institucionet e pavarura dhe kapaciteti i tyre për të rezistuar edhe kur të mungon vullneti politik- tha Misha Popoviq, ekspert.

Duke u arsyetuar me periudhën e zgjedhjeve të parakohshme dhe me periudhën e pandemisë, Kuvendi dhe pushteti në përgjithësi gjatë këtij viti nuk ka adresuar një sërë rekomandimesh të Antikorrupsionit sa i takon legjislaturës zgjedhore, Rregullores së Kuvendit, ligjit për gjykatat, ligjin për këshillin e prokurorëve publik, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat