Spasenovski: Këto 100 ditë ishin paralajmërim për dështimin e politikave qeveritare

Maqedonia

Spasenovski: Këto 100 ditë ishin paralajmërim për dështimin e politikave qeveritare

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:11
Aleksandar Spasenovski

Ekspertët vlerësojnë se 100 ditët e para të qeverisjes ishin paralajmërim për dështimin e politikave edhe në të ardhmen.

Profesori universitar Aleksandar Spasenovski kërkon që në periudhën e ardhshme të hapet tema e përgjegjësisë së ministrave për ngecjet në realizimin e premtimeve.

“Edhe pse për një pjesë të projeksioneve është e qartë se nevojitet kohë por gjithsesi, s’mund të themi se ekziston përparim i dukshëm në asnjërën nga fushat që janë përmendur. Shteti tregon mangësi serioze në luftën ndaj pandemisë, ekonomia edhe zyrtarisht është në recesion, kurse Maqedonia nuk i filloi as negociatat për anëtarësim në BE.

Këto 100 ditë, sipas parametrave që theksova, ishin paralajmërim për dështimin e politikave qeveritare. Në periudhën para nesh, mendoj se do të hapet tema për korrigjimin e politikave të Qeverisë dhe eventualisht të hapet tema e përgjegjësisë politike për një pjesë të ministrave që lidhen me performansat e këqija në këto fusha- deklaroi Aleksandar Spasenovski, ekspert

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat