OBRM-PDUKM: Zaev është nënshkrues i marrëveshjes që mundësoi veto për Maqedoninë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev është nënshkrues i marrëveshjes që mundësoi veto për Maqedoninë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:57
OBRM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare thuhet “Zaev është njeriu që bisedonte se okupimi fashit ka qenë administratë”.

“Zaev është njeriu i cili tha se jemi popull i njëjtë me fqinjët. Zaev lejoi për çdo ditë nënçmime të qytetarëve maqedonas me deklaratat e turpshme te fqinjët, pa thënë asnjë fjalë. Zaev është nënshkruesi i marrëveshjes që krijoi problem të ri dhe mundësoi veton e padrejtë ndaj Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre, Zaev po aktron rolin e patriotit dhe kjo duket keq.

“Patrioti i rremë dhjetëra herë e gënjeu qytetarët maqedonas se ka marrë datë për nisjen e bisedimeve”, thuhet në njoftimin e OBMR-PDUKM-së duke shtuar se Zaev është fajtor për ekonominë, humbjen e të ardhmes evropiane dhe humbjen e njerëzve nga coronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat