Borë në Maqedoni: Ja sa centimetra borë ka ra në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Borë në Maqedoni: Ja sa centimetra borë ka ra në Kodrën e Diellit

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 23:41
Borë në Maqedoni

Shi i dobët po bie në të gjithë Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Kodrën e Diellit bora ka arritur trashësinë në 40 centimetra, njofton TS.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Në ditët në vijim, moti do të mbetet me vranësira të ndryshueshme dhe me shi të herëpashershëm, në viset malore do të ketë reshje bore, ndërsa temperaturat e ajrit nuk do të ndryshojnë shumë në krahasim me ato aktuale dhe do të rriten në interval nga 6 deri në 14 gradë.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat