OBRM-PDUKM: Zaevin do ta gjykojë populli në zgjedhje

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaevin do ta gjykojë populli në zgjedhje

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:21
OBRM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “as 100 fjalime dhe aktrime të rolit të patriotit të Zaevit nuk do ta ndryshojnë faktin se ai shkatërroi qëndrimet e Maqedonisë përballë Bullgarisë”.

Sipas tyre, Zaev pa arsye vendosi historinë e Maqednisë në tryezën e bisedimeve dhe se Zaev në intervistë

“Zaev gjatë gjithë procesit të negociatave nuk kishte linja të kuqe. Zaev i shiti revolucionarët si Delçev dhe partizanët”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se pasi populli u çu në këmbë dhe doli në rrugë, Zaev u tërhoq por vet fakti që në tryezë vendosi çështje për të cilat nuk bisedohet janë gabime të papërmirësueshme.

“Maqedonia është e shkelur nga Zaev dhe as 100 fjalime nuk do ta shpëtojnë atë nga gjyqi i historisë, ndërsa gjyqi i popullit do t’i tregojë në zgjedhje rrugën drejt historisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat